Ndërlidhjet

Obama e quan tragjik incidentin me anijet humanitare



Presidenti amerikan Barak Obama e ka përshkruar si “tragjik” incidentin vdekjeprurës me flotilen humanitare, ku u vranë nëntë aktivistë pro-palestinezë.

Në intervistën dhënë rrjetit televiziv CNN, Obama tha se incidenti duhet t’u tregojë izraelitëve dhe palestinezëve se “status quo-ja është e paqëndrueshme”, dhe se të dy palët duhet të ndërmarrin hapa për të çuar përpara procesin e paqes.

Obama mohoi të dënojë Izraelin për urdhërin që forcat ushtarake të vërsulen në anijet humanitare, duke thënë se Izraeli ka shqetësime “legjitime” të sigurisë, dhe se të gjitha faktet për incidentin e së hënës ende nuk dihen.
XS
SM
MD
LG