Ndërlidhjet

BE, SHBA, qëndrime të njëjta në luftimin e terrorizmit



Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, në një deklaratë të përbashkët janë zotuar se të drejtat e njeriut dhe respekti për Islamin dhe dallimet fetare do të kenë rol jetik në përpjekjet e tyre për luftimin e terrorizmit.

BE-ja dhe administrata Obama gjithashtu u zotuan të forcojnë bashkëpunimin në fushën e diplomacisë, në zbatimin e ligjit dhe fushat tjera, në mënyrë që të zbulohen komplotet terroriste.

Në takimin e ministrave të brendshëm të BE-së në Luksemburg ku u nënshkrua deklarata, ministri spanjol Alfredo Perez Rubacalba tha se është me rëndësi që vendet myslimane ta dinë se BE-ja dhe SHBA-të i respektojnë vlerat e tyre, dhe se terroristët e dinë se dy aleatët do t’i luftojnë aktivitetet e tyre.

Deklarata e djeshme BE-SHBA u lëshua në prag të samitit të sotëm BE-Pakistan në Bruksel, ku pritet të marrë pjesë dhe kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani.
XS
SM
MD
LG