Ndërlidhjet

Turqia i merr të plagosurit e fundit nga Izraeli



Turqia ka dërguar dy aeroplanë mjekësorë në Izrael për t’i kthyer prapë pesë shtetasit e vet që u plagosën gjatë vërsuljes së të hënës në flotiljen humanitare për në Gaza.

Të pestët janë aktivistët e fundit turq pro-palestinezë që mbahen në Izrael pas vërsuljes, e cila la nëntë të vdekur.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, tha dje se tash asnjë aktivist nuk mungon, duke kundërshtuar kështu pohimet e organizatorëve të flotiljes.
XS
SM
MD
LG