Ndërlidhjet

logo-print

EULEX: Më shumë përkushtim në luftën kundër korrupcionit



Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka konstatuar përparime në funksionimin e gjykatave, doganave dhe policisë në Kosovë, por siç thuhet në raportin vjetor, duhet bërë më shumë në këtë drejtim.

Në këtë kuadër, EULEX e thekson nevojën për një përkushtim më të madh, sidomos në gjykata dhe dogana.

Zëvendës shefi i EULEX-it, Roj Riv, ka mirëpritur ndërkaq gatishmërinë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të luftuar korrupsionin, duke theksuar se çështjet e ndjeshme si krimi i organizuar dhe korrupsioni, duhen luftuar në partneritet.
XS
SM
MD
LG