Ndërlidhjet

Klaus: Konservatorët ta formojnë Qeverinë çeke


Presidenti çek, Vaclav Klaus, ka kërkuar nga lideri i Partisë Konservatore që të bëjë përpjekje për të formuar koalicionin e ri qeveritar, pas zgjedhjeve parlamentare, që u mbajtën javën e kaluar.

Tri partitë që fituan shumicën e mjaftueshme në Parlament nënshkruan të mërkurën marrëveshjen për të formuar koalicionin e qendrës së djathtë.

Ato kanë rënë dakord për të punuar në drejtim të reduktimit të borxhit të Çekisë, kryerjes së reformave thelbësore dhe luftës kundër korrupsionit.

Presidenti Klaus kërkoi nga kreu i Partisë së Qytetarëve Demokratikë, Peter Neças, që ta informojë atë gjatë dy javëve në lidhje me gjendjen e bisedimeve të koalicionit.
XS
SM
MD
LG