Ndërlidhjet

logo-print

Janukoviq: Nuk e njoh Abkhazinë, Osetinë ose Kosovën


Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, tha se është kundër ndjekjes së shembullit të Rusisë për të njohur si shtete të pavarura rajonet separatiste të Gjeorgjisë: Abkhazinë dhe Osetinë Jugore.

Duke folur në një konferencë për media në Kiev, ai tha: “Unë nuk i kam njohur kurrë Abkhazinë, Osetinë e Jugut ose Kosovën si shtete të pavarura. Kjo është një shkelje e ligjeve dhe normave ndërkombëtare”.

Komentet e Janukoviqit vijnë një ditë pasi Parlamenti i Ukrainës miratoi një projektligj, që rikonfirmon statusin neutral të këtij vendi dhe e parandalon atë nga anëtarësimi në NATO.
XS
SM
MD
LG