Ndërlidhjet

Bler: Bllokada në Gaza është “kundër-produktive”


I dërguari për paqe në Lindjen e Mesme, Toni Bler, tha se bllokada izraelite në Rripin e Gazës është “kundër-produktive”.

Në një intervistë për të përditshmen londineze “Independent”, ai tha se “Hamasi do të marrë çfarëdo që të dëshirojë përmes tuneleve”, derisa bllokada ndalon “mallrat e ligjshme, që vijnë në mënyrë legjitime”.

Pak ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki-Mun, ka bërë thirrje për heqjen e bllokadës izraelite në Rripin e Gazës, pas sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit në anijen me ndihma për këtë rajon.
XS
SM
MD
LG