Ndërlidhjet

Kabul: Përfundoi Kuvendi “Jirga”


Kuvendi “Jirga” i Afganistanit, që zgjati për tri ditë, ka përfunduar punimet në Kabul me miratimin e propozimeve të presidentit Hamid Karzai për të arritur paqe me talibanët.

Qiyamuddin Kashaf, zëvendëskryetar i “Jirga”-s – një asamble kjo që mbledh rreth 1,600 udhëheqës nga gjithë Afganistani – u tha gazetarëve se “duhet t’i fillojmë përpjekjet për paqe me të gjithë fuqinë”.

Talibanët kanë bojkotuar Jirgën. Dy kryengritës u vranë dhe një u arrestua, kur ata sulmuan pranë vendit ku u mbajt kuvendi, të mërkurën.
XS
SM
MD
LG