Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: BP thotë se mund të ndalet rrjedhja e naftës


Gjiganti energjetik British Petrolium tha se synon që kapaku i vendosur mbi gypin e dëmtuar në Gjirin e Meksikës, të ndalojë së paku 90 për qind të rrjedhjes së naftës.

Shefi i BP-së, Doug Suttles, u tha mediave amerikane se ky mbyllës duhet “të bëjë punë”.

BP vendosi kapakun në gypin e dëmtuar nënujor, pas sugjerimeve të fundit për të ndaluar rrjedhjen e naftës, që ka shkaktuar fatkeqësinë më të madhe mjedisore në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Barak Obama tha se ishte “i zemëruar” për katastrofën, për të shtuar se BP nuk ka reaguar mjaft shpejt ndaj rrjedhjes masive.
XS
SM
MD
LG