Ndërlidhjet

Ahmadinexhad kërcënon opozitën


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, paralajmëroi opozitën që të mos keqpërdorë shënimin e përvjetorit të vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Homeini.

Ahmadinexhad mbajti një fjalim para dhjetëra-mijëra njerëzve të mbledhur me rastin e 21-vjetorit të vdekjes së Homeinit.

Ai porositi opozitën se ata që “braktisin rrugën që ka përcaktuar Homeini, populli do t’i dënojë”.

Presidenti iranian edhe një herë ka akuzuar Izraelin për sulmet ndaj konvojit që bartte ndihma humanitare në Gaza, duke i vlerësuar ato si një “akt barbar”.
XS
SM
MD
LG