Ndërlidhjet

NATO: U vra një komandant i talibanëve


NATO-ja tha se trupat e saj dhe forcat e Qeverisë afgane kanë vrarë Mullah Zergayn, i identifikuar si komandant i lartë i talibanëve për zonën e Kandaharit.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se Zergay “drejtonte aktivitetet e kryengritësve në qarqet Arghandab e Zharay, si dhe në qytetin Kandahar”. Zergay thuhet se ishte përgjegjës i drejtpërdrejtë për vdekje të shumta.

Sipas deklaratës, Zergay u vra javën e kaluar, gjatë një përleshjeje me armë, kur trupat u përpoqen për ta kapur atë.
XS
SM
MD
LG