Ndërlidhjet

Rënie e euors në krahasim me dollarin


Vlera e euros në bursat evropiane ka rënë në 1.20 dollarë, që shënon vlerën më të ulët në katër vjetët e fundit.

Më herët, vlera më e ulët e euros në raport me dollarin ishte regjistruar në mars të vitit 2006, kur euroja kishte vlerën prej 1.19 dollarësh.

Njëkohësisht, në Evropë ka rënë edhe vlera e funtës britanike, nga 1.4633 në 1.4560, derisa dollari ka shënuar një rritje të vogël në krahasim me jenin japonez – nga 92.66 në 92.68.
XS
SM
MD
LG