Ndërlidhjet

Rusi: Vazhdon dhuna në rajonet e Kaukazit Verior


Një sulmues i panjohur ka hapur zjarr në mesin e disa njerëzve që shkonin në xhami në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala, duke vrarë imamin dhe plagosur një tjetër.

Ndërkaq, në Ingushti, në një dyqan në fshatin Tagapshi, ka shpërthyer një bombë, që shkaktoi vdekjen e një polici dhe plagosjen e së paku 10 vetave.

Rajonet e Kaukazit, të banuara kryesisht me popullsi myslimane, kanë qenë shpesh skena të dhunës, derisa grupet separatiste përpiqen të shkëputen nga sundimi i Rusisë.
XS
SM
MD
LG