Ndërlidhjet

Ordierno: Tërheqja e trupave amerikane nga Iraku, sipas planit


Komandanti i lartë i forcave amerikane në Irak, gjenerali Ray Ordierno, tha se tërheqja e planifikuar e trupave të Shteteve të Bashkuara nga Iraku po vazhdon sipas planit.

Ordierno shprehu bindjen se numri i forcave amerikane do të zvogëlohet në 50 mijë deri në muajin gusht, nga 88 mijë sa janë aktualisht. Ordierno tha se nuk parasheh ndonjë përkeqësim të situatës së sigurisë.

Ai tha se forcat irakiane tashmë po marrin rolin udhëheqës në gjithë vendin.
XS
SM
MD
LG