Ndërlidhjet

India e gatshme për angazhim diplomatik me Pakistanin



Ministri i Jashtëm i Indisë tha se Nju Delhi është i gatshëm të ecë përpara drejt angazhimit diplomatik me rivalin e vjetër, Pakistanin.

Ministri S.M. Krishna i bëri këto komente të premten gjatë një vizite në Uashington, ku u takua me zyrtarë të lartë amerikanë si pjesë e bisedimeve të “dialogut strategjik” që synon forcimin e lidhjeve SHBA-Indi.

Krishna tha se India vazhdon të ketë shqetësime rreth Pakistanit, veçanërisht për militantët islamikë që fajësohen për sulmin në qytetin indian Mumbai në vitin 2008, i cili la 166 të vdekur.
XS
SM
MD
LG