Ndërlidhjet

Xhejms Klaper shefi i ri i inteligjencës



Raportet i citojnë zyrtarët amerikanë të kenë thënë se presidenti Barak Obama ka ndërmend ta nominojë Xhejms Klaper për drejtor të ri të inteligjencës.

Klaper, i cili aktualisht është nënsekretar i mbrojtjes për inteligjencë dhe gjeneral i pensionuar i Forcave Ajrore, do të vijë në vend të Denis Bler, i cili u largua nga posti i drejtorit i inteligjencës kombëtare në maj.

Pritet që Obama formalisht të shpallë nominimin sot pasdite.
XS
SM
MD
LG