Ndërlidhjet

Obama: Ka progres në ndaljen e derdhjes së naftës



Presidenti amerikan Barak Obama tha se duket sikur gjiganti britanik i naftës BP më në fund shënon progres në kapjen e një sasie të naftës nga burimi në Gjirin e Meksikës, por shtoi se ende është “tepër herët për të qenë optimist” rreth përpjekjes së fundit.

Obama i bëri këto komente në shtetin e Luizianës, në udhëtimin e tretë të tij në zonën e katastrofës, që kur filloi derdhja e naftës 45 ditë më parë.

Obama tha se kutia e vendosur mbi burimin, ka filluar të kapë një pjesë të naftës nga gypi i dëmtuar.

Kompania BP tha se shpreson që kutia ndoshta do t’ua mundësojë inxhinierëve të kapin sasinë më të madhe të naftës dhe ta përcjellin në anijet mbi sipërfaqen e ujit.
XS
SM
MD
LG