Ndërlidhjet

Gejts: Korea Veriore duhet të përballet me pasoja



Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha se Korea Veriore duhet të ballafaqohet me pasoja për fundosjen e luftanijes jugkoreane në muajin mars.

Duke folur në samitin e sigurisë së vendete aziatike në Singapor, Gejts tha se “nëse nuk ndodh asgjë, do mtë ishte precedent i keq”.

Ai nuk bëri sqarime tjera.

Shtetet e Bashkuara dhe Korea e Jugut duan që Kina të japë pëlqimin për një dënim të ri ndërkombëtar të Koresë Veriore.
Të premten, Seuli e nxorri rastin në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG