Ndërlidhjet

Trupat iraniane ndërhyjnë në territorin irakian



Zyrtarët e sigurisë të kurdëve në Irak thanë se trupat iraniane e kanë kaluar kufirin dy herë në tre ditët e fundit në përleshjet me kryengritësit kurdë në malet Kandil afër kufirit.

Gjeneral majori Xhabar Javar tha se më shumë se 30 ushtarë iranianë me autoblinda dhe armatim të rëndë kanë depërtuar të enjten 2 km në thellësi të territorit irakian, dy ditë pas një kalimi të ngjashëm të kufirit në thellësi prej 3 km.

Forcat iraniane po i luftojnë guerilën e Partisë për Jetën e Lirë të Kurdistanit (PJAK), e afërt me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK).
XS
SM
MD
LG