Ndërlidhjet

Ahmadinexhad pjesëmarrës në samitin e sigurisë



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad do t’u bashkohet disa liderëve të Azisë javën e ardhshme në Stamboll, në samitin i cili synon forcimin e sigurisë dhe besimit në rajon.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se në samitin e Konferencës për Ndërveprim dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi, që dotë mbahet të martën, do të marrin pjesë edhe presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliev, presidenti afgan Hamid Karzai, lideri palestinez Mahmud Abas, dhe kryeministri rus Vladimir Putin.

Samiti do të fokusohet në çështjet si çarmatimi bërthamor, përdorimi paqësor i energjisë bërthamore dhe mënyrat për të nxitur ndërtimin e besimit në Azi.
XS
SM
MD
LG