Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Ka dakordim për sanksione kundër Iranit



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev tha se ka dakordim mbi sanksionet kundër Iranit.

Agjencitë ruse të lajmeve citojnë Medvedevin të ketë thënë në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel në Pallatin Meserberg afër Berlinit se “dakordimi për sanksionet ekziston”.

Por presidenti rus ka shtuar se “askush nuk do sanksione”, dhe se ai shpreson që Irani i dëgjon “zërat e bashkësisë ndërkombëtare”.

Medvedev, i cili mbërriti në Gjermani të premten, u takua me kancelaren Merkel për t’i diskutuar çështjet ndërkombëtare, prej propozimit për sanksione të reja të OKB-së kundër Iranit për shkak të programit bërthamor të tij, e deri te marrëdhëniet dypalëshe, si dhe marrëdhëniet e Rusisë me BE-në.
XS
SM
MD
LG