Ndërlidhjet

Lufta e (pa)suksesshme kundër AIDS-it


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, në Kosovë janë 80 persona të infektuar me HIV/AIDS, derisa 20 prej tyre kanë vdekur, thotë Lumnie Gashi, nga ky institut.

“Brenda Institutit, në Epidemiologji, thonë se vendi ynë ka një prevalencë të ulët, po kjo nuk na lejon një komoditet të tillë që të mos hulumtojmë raste të reja. Deri më tani janë raportuar 80 raste me HIV/AIDS, derisa 20 prej tyre janë raste që kanë vdekur”
, thotë Gashi.

Ndërkaq, Ilir Begolli, nga Instituti i Shëndetit Publik, thotë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për ta luftuar HIV/ AIDS–in, duke u përqendruar te të gjitha shtresat e Kosovës, e në veçanti te të rinjtë.

Sipas tij, angazhimet e deritashme rreth HIV/AIDS-it nuk kanë qenë të mjaftueshme, duke pasur parasysh nevojat e kategorisë së njerëzve të infektuar, që, siç thotë ai, gjithmonë ndryshojnë dhe nxjerrin në pah probleme të reja.

“Qytetarët arrijnë të informohen nga burime të ndryshme, por nganjëherë këto burime nuk janë të sigurta dhe mund të ketë keqkuptime të informacionit. Dikush informohet nga interneti, por në disa raste hasin në informata jo të sakta, derisa Instituti punon në mënyrë permanente”
, shprehet Begolli.

Sipas Begollit, tashmë punëtorët shëndetësorë kanë filluar t’i trajnojnë arsimtarët e shkollave fillore, lidhur me HIV/AIDS-in.

Në anën tjetër, Skënder Syla, përfaqësues i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se Kosova karakterizohet me një shkallë të ulët të rasteve me HIV/AIDS dhe hyn në kategorinë e vendeve me përhapje të ulët.

Kemi një popullatë të re, migrim dhe një kategori e atyre që përdorin drogë dhe atyre të seksit komercial. Në këtë kuadër, institucionet shëndetësore të Kosovës duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet në mënyrë që Kosova të ngelë me këtë nivel, pra me prevalencë të ulët, me një theks të veçantë në zhvillimin e kampanjave vetëdijesuese që tashmë janë duke u bërë”, sqaron Syla.

Edona Deva, përfaqësuese e projektit të Fondit Global thotë se rezultatet e arritura në lidhje me vetëdijesimin dhe ndihmën e të infektuarve në mënyra të ndryshme, është i kënaqshëm falë ndihmës së këtij fondi.

“Si kontribuues direkt i këtij plani strategjik, Fondi Global e mbështet planin nacional dhe mbështet të gjitha përpjekjet për një përgjigje efektive ndaj HIV/AIDS-it”
, shprehet Deva.

Fondi Global për HIV në Kosovë, vitin e kaluar ka shpenzuar rreth 7 milionë dollarë për parandalimin e këtij virusi dhe trajtimin e personave të infektuar me të.

XS
SM
MD
LG