Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli mund të përballet me sfidë ligjore



Shefja për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se Izraeli mund të përballet me përndjekje për shkak të vërsuljes vdekjeprurëse në flotiljen humanitare, e cila rezultoi me vdekjen e nëntë aktivistëve pro-palestinezë.

Navi Pillai poashtu tha se ajo do t'ia përcjellë kërkesën e tillë Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, dhe se beson që bllokada izraelite e Gazës e shkel ligjin ndërkombëtar.

Pillai, e cila për katër vjet shërbeu si gjyqtare në GJNK-së, i bëri këto komente në Kampala, ku merr pjesë në një konferencë të gjykatës.
XS
SM
MD
LG