Ndërlidhjet

Haradinaj kritikon krerët e institucioneve



Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka tërhequr vërejtjen zyrtarëve të lartë të institucioneve të Kosovës se me deklaratat e tyre po i kontribuojnë prishjes së imazhit të shtetit.

Ai kritikoi kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, pasi ky pat thënë se Haradinaj kishte financuar raporte të organizatave të huaja që i vlerësojnë negativisht të arriturat në Kosovë.

Haradinaj tha se prej vitit 2008 raportet për Kosovën vazhdojnë të jenë negative.

Edhe këtë herë, kreu i AAK-së ka kritikuar PDK-në dhe Qeverinë për krijimin e “Fondit Limaj” duke e cilësuar atë të dëmshëm për Kosovën, pasi sipas tij, ky fond është krijuar për mbrojtjen e një të dyshuari për korrupsion.
XS
SM
MD
LG