Ndërlidhjet

Iraku u tërheq lejet e armëve ish kryengritësve



Ushtria e Irakut sot ua ka tërhequr lejen për mbajtjen e armëve 10 mijë ish kryengritësve sunitë.

Hapi kërcënon të shkaktojë mosmarrëveshje ndërmjet forcave të sigurisë dhe luftëtarëve sunitë, të cilët ndihmuan për qetësimin e dhunës në Irak.

Udhëheqësit e lëvizjes Sahua, apo "Djemtë e Irakut", u përgjigjën menjëherë me një paralajmërim kërcënues se do t'a ndalin bashkëpunimin me forcat e sigurisë në provincën Dijala, kryesisht të banuar me sunitë, nëse u tërhiqen lejet për armëmbajtje.
XS
SM
MD
LG