Ndërlidhjet

Thaçi: Hetohen 111 raste për korrupsion



Kryeministri Hashim Thaçi tha se aktualisht po zhvillohen hetime ndaj 111 zyrtarëve, përfshirë qeverinë aktuale dhe ato paraprake, si raste të dyshuara për korrupsion.

“Ky kapitull është hapur, dhe është mirë që është hapur në kohën e qeverisjes sime. Ne do të jemi të pakompromis dhe nuk do të mbetet asnjë rast pa u hetuar dhe pa përgjigje nga drejtësia”, tha Thaçi pas kthimit nga vizita në Finlandë.

Ai tha se institucionet do të bashkëpunojnë me EULEX-in për trajtimin e të gjitha rasteve nga viti 1999 e deri më sot, duke kërkuar që politika të mbetet anash hetimeve.

Kryeministri i Kosovës nuk dha detaje tjera, por shtoi se beteja me të keqen do të fitohet.
XS
SM
MD
LG