Ndërlidhjet

Dodik: BeH nuk do të njohë Kosovën



Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes, Millorad Dodik, deklaroi sot se Bosnjë e Hercegovina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës në një të ardhme të afërt, e as të largët.

"BeH nuk mund ta pranojë askend, dhe as Kosovën, përderisa nuk e jep pëlqimin Republika Serbe e Bosnjës", u tha Dodik gazetarëve në Banja Llukë, duke komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni, se BeH së shpejti mund ta njohë Kosovën.

Dodik tha se për sa i përket Kosovës, Republika Serbe e Bosnjës do t'a "ndjekë atë që do të bëjë Beogradi zyrtar".

XS
SM
MD
LG