Ndërlidhjet

Pengohet mashtrimi 14 miliardë dollarësh në bankë


Policia e Abu Dabit dhe Banka Qendrore e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë parandaluar një mashtrim në vlerë prej 14 miliardë dollarë.

Policia tha se dy nga tre të dyshuarit janë arrestuar.

Sipas kreut të hetimeve kriminale, Hamad al-Hamadi, i dyshuari kryesor ishte një burrë iranian që kërkohej për raste të ngjashme në botë.

Një iranian dhe një amerikan me origjinë iraniane i kishin prezantuar bankës dokumente të falsifikuara, në të cilat pretendohej se ata kanë pronë në vlerë prej 14.4 miliarda dollarë, duke thënë se fondet ishin transferuar në EBA nga Gjermania përmes bankës qendrore.
XS
SM
MD
LG