Ndërlidhjet

SHBA: Kërkohen mënyra tjera për ndihmat në Gaza



Uashingtoni njoftoi sot se bllokada izraelite në Rripin e Gazës nuk mund të mbetet në formën aktuale, dhe se duhet gjetur mënyra të reja për dërgimin e ndihmave humanitare atje.

"Punojmë me Izraelin, Autoritetin palestinez dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë në zhvillimin e procedurave të reja për dërgimin e mallrave dhe ndihmave në Gaza", tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Majk Hamer.

Zëdhënësi i Dedpartamentit të Shtetit, Filip Krouli tha se "të gjithë dëshirojnë që të shmanget përsëritja e incidentit tragjik" që ndodhi të hënën, kur në sulmin e komandove izraelite në flotiljen humanitare u vranë nëntë aktivistë pro-palestinezë.
XS
SM
MD
LG