Ndërlidhjet

Iran: Përgënjeshtrohen planet për shitjen e euros


Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, Mahmoud Bahmani, i ka përgënjeshtruar raportet se Teherani ka plane për shitjen e miliarda eurove, derisa kjo valutë po dobësohet për shkak të problemeve me borxhe në Evropë.

Në gazetën e udhëhequr nga shteti, Iran, ai ka thënë se një raport në shtyp se Irani planifikon t’i këmbej 45 miliardë euro të rezervave të tij në valutë të jashtme me dollarë amerikanë, ishte “jo korrekt”.

Irani i kishte konvertuar 83 miliarda dollarë të rezervave të tij në euro, derisa valuta amerikane ishte goditur nga kriza globale financiare në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG