Ndërlidhjet

SHBA: Përpjekja për ndaljen e naftës duket se ka sukses


Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se përpjekja e re për ndaljen e rrjedhjes së naftës dhe gazit nga një gyp i dëmtuar në fund të detit në Gjirin e Meksikës, duket se po ka sukses.

Admirali Thad Allen, nga roja bregdetare e Shteteve të Bashkuara, që e mbikëqyrë punën në ndaljen e rrjedhjes, tha se kapaku, që kompania gjigante energjetike BP, me seli në Britani, e ka vendosur në kokën që rrjedhte, ishte në gjendje për t’i ndalur afro 6 mijë fuqi në ditë. Megjithatë kjo është vetëm një pjesë e 19 mijë fuqive, që vlerësohet se rrjedhin nga gypi çdo ditë.

“Në 24 orët e para të plota të ciklit, kur ata po e sillnin nivelin e prodhimit më lartë, ata ishin në gjendje të prodhojnë 6 mijë fuqi të naftës. Qëllimi është vazhdimi i këtij prodhimi dhe duke e rritur atë, shpresojmë se kjo do ta reduktoj rrjedhjen e naftës”, tha Thad Allen.

Prej dëmtimit të pusit të kompanisë BP, para 47 ditëve, nafta ka arritur në hapësirat bregdetare të katër shteteve jugore të Shteteve të Bashkuara: Luiziana, Alabama, Misisipi dhe Florida. Kjo rrjedhje konsiderohet katastrofa më e madhe e naftës në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG