Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Karzai urdhëron rishikim të të burgosurve talibanë


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, sot ka urdhëruar rishikim të të dyshuarve talibanë, që mbahen në burgjet e Afganistanit dhe ka autorizuar lirimin e atyre, që mbahen pa prova bindëse.

Kjo është përgjigjja e tij e parë ndaj rekomandimeve të konferencës kombëtare paqësore, që u mbajt këtë javë.

Tubimi triditësh, i njohur me emrin “jirga paqësore”, në të cilin morën pjesë afro 1600 liderë fisnorë dhe fetarë, përfundoi të premten në Kabul.

Nga ky tubim është bërë thirrje për lirimin e të dyshuarve talibanë, që mbahen nga qeveria afgane dhe ajo amerikane, për shkak të “deklaratave të pasakta dhe akuzave të paqëndrueshme”. Poashtu, është theksuar se ata do të duhej të liroheshin si gjest i vullnetit të mirë, që krijon besim në bisedimet
paqësore me talibanët.

Raportohet se qindra kryengritës të dyshuar talibanë janë të burgosur nga Shtetet e Bashkuara dhe Afganistani.
XS
SM
MD
LG