Ndërlidhjet

Rusi: Thirrje për çrrënjosjen e opiumit, kritikohen SHBA-të


Rusia sot ka kërkuar strategji më agresive për çrrënjosjen e opiumit në Afganistan dhe ka kritikuar koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, për dështim në shqyrtimin e problemeve të zhvillimeve shoqërore.

Zëvendës kryeministri rus, Sergei Ivanov, tha në samitin për siguri të Azisë në Singapor, se bashkësia ndërkombëtare, duhet të investoj më tepër në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik në Afganistan.

Sipas tij, pa këtë investim, nuk do të ndihmoj prania ushtarake atje.

Ai theksoi se kultivimi i opiumit dhe prodhimi i narkotikëve janë burimet kryesore të mbështetjes financiare për kryengritësit talibanë.

Zoti Ivanov konsideron se prodhimi dhe trafikimi i drogës afgane duhet të klasifikohet si kërcënjim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, duhet ta marrë përgjegjësinë për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Afganistan, tha ai.
XS
SM
MD
LG