Ndërlidhjet

logo-print

Bangladesh: Tërhiqet ndalesa ndaj faqes Facebook


Autoritetet në Bangladesh e kanë tërhequr ndalesën ndaj rrjetit të popullarizuar shoqëror në Internet, Facebook, gati një javë pasi qeveria përkohësisht e kishte kufizuar qasjen në këtë faqe, për shkak se në përmbajtjen e saj përfshiheshin edhe karikaturat e Profetit Muhamed.

Raportohet se autoritetet në Bangladesh, shtet me popullatë shumicë myslimane, kanë bërë negociata me zyrtarët të faqes Facebook lidhur me largimin e fotografive kundërthënëse nga përmbajtja, pasi ato nga shumë myslimanë konsiderohen të dëmshme dhe blasfemi.

Mbështetësit e faqeve kundërthënëse thonë se ata dëshirojnë të promovojnë liri të fjalës dhe i kundërshtojnë ekstremistët islamikë, që u janë kërcënuar artistëve, të cilët i kanë paraqitur fotografitë e Profetit Muhamed, duke i shkelur mësimet islamike.

Ky veprim i autoriteteve në Bangladesh, u bë pasi autoritetet e Pakistanit, në fund të muajit të kaluar, e tërhoqën një ndalesë të ngjashme në rrjetin Facebook.
XS
SM
MD
LG