Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Gejts në Baku, pas ankesave për neglizhencë të raporteve


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, u nis sot për në Azebajxhan, për ta siguruar udhëheqjen e këtij vendi se nuk kanë ndryshuar raportet, pasi Baku ishte ankuar se Uashingtoni po i neglizhonte marrëdhëniet.

Gjatë fluturimit në aeroplanin e tij, sekretari Gejts u tha gazetarëve se ai planifkon takim me presidentin Ilham Alijev, për ta “siguruar përsëri se situata nuk është e tillë”.

Azerbajxhani është pjesë e rugës së furnizimeve për forcat e NATO-s në Afganistan dhe zyrtarët e SHBA-ve dëshriojnë t’i ulin tensionet eventuale në raportet me Bakun.

Në takimin me presidentin Alijev, zoti Gejts do t’i dorëzoj atij një letër nga presidenti Obama dhe do ta njoftoj me mesazhin se Uashingtoni e konsideron Azebajxhanin si partner strategjik.
XS
SM
MD
LG