Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: U vranë pesë ushtarë të NATO-s


NATO-ja njoftoi se 5 ushtarë ndërkombëtarë janë vrarë sot në incidente në ndara në gjithë Afganistanin.

Sipas njoftimit, tre ushtarë u vranë nga një incident i makinës së tyre në pjesën jugore të Afganistanit, një u vra nga bomba në po këtë pjesë, ndërsa ushtari i pestë u vra nga një sulm i kryengritësve në pjesën lindore.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se katër prej të vrarëve janë pjesëtarë të saj.

Kombësia e ushtarit të pestë ende nuk është e njohur.
XS
SM
MD
LG