Ndërlidhjet

Limë: Jeremiq i falënderon vendet që nuk e kanë njohur Kosovën


Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, i ka falënderuar sot vendet e Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) që nuk e kanë njohur Kosovën dhe ka kërkuar nga ato që ta mbajnë këtë qëndrim.

Duke folur në tubimin vjetor të këtyre vendeve në kryeqytetin Lima të Perusë, ai pos tjerash theksoi se
“kurrë nuk do ta pranojmë finalen e imponuar, synim i së cilës është refuzimi i të drejtave tona sovrane në Kosovë”, tha ministri Jeremiq dhe shtoi se “kjo nuk është as e drejtë, as legjitime, as e qëndrueshme”.

Raportohet se ai mëtutje theksoi se mundësia e arritjes së kompromisit historik ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, do të rritet pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
XS
SM
MD
LG