Ndërlidhjet

SHBA: BP sheh progres në ndaljen e rrjedhjes së naftës


Shefi ekzekutiv i kompanisë BP, Tony Hayward, ka vlerësuar se më tepër se gjysma e naftës, që po rrjedhë nga gypi i dëmtuar, në fund të detit në Gjirin e Meksikës, tash ka filluar të tubohet me sukses.

Ai theksoi se kapaku i ri ka mundësuar mbledhjen e afro 10 mijë fuqive në ditë dhe sjelljen e kësaj sasie në sipërfaqe të detit.

Rrjedhja e tërësishme e naftës vlerësohet se është 19 mijë fuqi në ditë.

Zoti Hayward i tha BBC-së se British Petrol ka një sistem të zgjeruar të mbledhjes, i cili do të vendoset fundjavën e ardhshme dhe se kur të dy sistemet do të punojnë, ka shpresa se “pjesa më e madhe e naftës” do të jetë nën kontroll.

Prej dëmtimit të pusit të kompanisë BP, para 47 ditëve, nafta ka arritur në hapësirat bregdetare të katër shteteve jugore të Shteteve të Bashkuara: Luiziana, Alabama, Misisipi dhe Florida. Kjo rrjedhje konsiderohet katastrofa më e madhe e naftës në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG