Ndërlidhjet

Nju Jork: Katërshja për Lindjen e Mesme diskuton për Izraelin


Katërshja për Lindjen e Mesme, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, do të takohet sot për të diskutuar për ndërhyrjen ushtarake të Izraelit në flotën e anijeve, që ishte nisur për në Gaza, javën e kaluar, me ç’rast u vranë 9 vetë.

Takimi bëhet pasi Izraeli e ka refuzuar propozimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, për krijimin e një komisioni ndërkombëtar për hetimin e incidentit.

Njëherësh, ministri i jashtëm francez, Bernar Kushner, ka thënë se Bashkimi Evropian mund të ndihmoj me monitorimin e trafikut për në Gaza, për të siguruar se furnizimet humanitare arrijnë në Gazën e bllokuar, por duke mos lejuar hyrjen e armatimit.
XS
SM
MD
LG