Ndërlidhjet

Klinton: Irani do të përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, thotë se pret që Irani do të përpiqet ta shmangë presionin, derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së, po bëhet gati që shumë shpejt të votoj për sanksionet e reja kundër programit atomik të Iranit.

Sekretarja Klinton tha se liderët e Iranit, në mënyrë të “vazhdueshme janë përpjekur t’i shmangen përgjegjësisë”.

Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion për sanksione të reja të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se shkeljet e Teheranit ndaj obligimeve të tij bërthamore, pa dyshim tregojnë se synon armatim atomik.

Por këto akuza Irani i refuzon.
XS
SM
MD
LG