Ndërlidhjet

SHBA: Nga stuhia në Toledo, shtatë të vdekur


Nga moti i keq në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara, kanë humbur jetën shtatë vetë.

Nga një stuhi janë shkatërruar disa ndërtesa afër qytetit Toledo, në shtetin Ohajo, duke krijuar atë që policia lokale e cilësoi si “zonë lufte”.

Në pjesën juglindore të Miçigenit, era shumë e fortë ka shkaktuar ndaljen e përkohshme të një centrali atomik.

Raportohet se stuhi të këtilla ka pasur edhe në Ilinois dhe Indiana.
XS
SM
MD
LG