Ndërlidhjet

Rripi i Gazës: Patrulla izraelite vrau katër palestinezë


Një patrullë detare izraelite ka vrarë së paku katër militantë palestinezë në bregun e Gazës.

Një zëdhënës ushtarak i Izraelit pretendoi se katër personat ishin në rrugë “për të ndërmarrë sulm terrorist”. Sipas tij ata kishin të veshura pajisje për zhytje .

Dëshmitarët kanë konfirmuar se personat e vrarë kishin të veshura për zhytje.

Brigada al-Aqsa, krah i armatosur i lëvizjes Fatah të presidentit Mahmud Abas, në një njoftim për media, ka thënë se personat e vrarë ishin anëtarë të njësisë detare të saj dhe se ata ishin në “mision stërvitor”.
XS
SM
MD
LG