Ndërlidhjet

Turqi: Liderët e Azisë po tubohen për samitin e sigurisë


Liderët e Azisë po tubohen në Stamboll për samitin e sigurisë, që synon rritjen e sigurisë dhe të besimit në këtë kontinent.

Konferenca e përbërë nga 20 shtete të Azisë, është krijuar në fund të viteve të 90-ta.

Pritet që së paku tetë presidentë të shteteve, përfshirë edhe atë të Iranit, dhe kryeministri i Rusisë, do të marrin pjesë në këtë samit, pjesa ministrore e të cilit fillon sot.

Mendohet se Turqia, që e merr presidencën e radhës nga Kazakistani, do të përpiqet ta dënoj Izraelin për ndërhyrjen e tij në flotën e anijeve me ndihma për në Gaza, me ç’rast u vranë 9 persona me shtetësi turke.

Izraeli, poashtu anëtar i kësaj konference, pritet se nuk do të jetë në mesin e pjesëmarrësve.
XS
SM
MD
LG