Ndërlidhjet

Iran: Gjysmëhena e Kuqe i dërgon dy anije në Gaza


Gjysmëhena e Kuqe e Iranit thotë se do t’i dërgoj dy anije me ndihma në Gaza, këtë javë, në përpjekjen më të re për ta thyer bllokadën e imponuar nga armiku i Iranit, Izraeli.

Abdolrauf Adibzadeh nga Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit i tha agjencisë shtetëtore të lajmeve, IRNA, se tashmë u ka bërë thirrje vullnetarëve iranianë për të vepruar si punëtorë humanitarë dhe për ta shoqëruar anijen.

Dje është raportuar se Garda Revolucionare e Iranit ka shprehur gatishmëri për përcjelljen e flotave me ndihma për në Gaza, pasi nga një ndërhyrje e Izraelit në anijet për në Gaza, javën e kaluar, mbetën 9 aktivistë propalestinezë të vrarë.
XS
SM
MD
LG