Ndërlidhjet

Vjenë: ANEB diskuton për programin atomik të Iranit


Programi kundërthënës atomik i Iranit është në krye të agjendës së takimit njëjavor të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB), që fillon sot në Vjenë.

Ky takim i bordit 35 anëtarësh të guvernatorëve, po bëhet në periudhën kur Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, përgatitet për miratimin e një rundi të ri të masave ndëshkuese kundër Iranit, për shkak të refuzimit për ndaljen e aktiviteteve të ndjeshme atomike.

Në raportin e fundit të ANEB-it, thuhet se Irani ka prodhuar pothuajse 6 kilogramë të uraniumit të pasuruar në shkallë të lartë, gjoja për reaktorin mjekësor kërkimor.

Por vendet perëndimore kanë shqetësime se ky material përfundimisht mund të përdoret për armatim bërthamor.
XS
SM
MD
LG