Ndërlidhjet

Egjipt: Zv/presidenti Bajden takohet me presidentin Mubarak


Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhoe Bajden, sot takohet me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak.

Zoti Bajden tashmë ka arritur në pushimoren Sharm el-Sheik në Detin e Kuq, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Sigurisë Kombëtare.

Vizita po bëhet pas operacionit vdekjeprurës të Izraelit, aleat kryesor i Shteteve të Bashkuara, me ç’rast në anijet e nisura për në Gaza u vranë 9 vetë, javën e kaluar.

Egjipti, njëherë ndërmjetësuesi kryesor ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, e ka parë rolin e tij të zvogëluar, por mbetet një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në rajon.
XS
SM
MD
LG