Ndërlidhjet

Turqia fton Izraelin të pranojë hetim ndërkombëtar



Ministri i Jashtëm i Turqisë tha sot se normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin “nuk vjen parasysh” nëse Izraeli e refuzon hetimin ndërkombëtar të vërsuljes në flotiljen humanitare për në Gaza, ku u vranë nëntë turq.

Ahmet Davutogllu tha se nëqoftëse Izraeli i refuzon hetimet e propozuara nga shefi i OKB-së, Ban Ki-mun, “kjo don të thotë se ka diçka të fshehë”.

Ai i bëri këto komente në një konferencë për shtyp me ministrat e Jashtëm të Afganistanit dhe Pakistanit anash samitit për sigurinë rajonale në Stamboll.

Turqia është aleati i vetëm mysliman i Izraelit, por raportet u acaruan shumë pas vërsuljes izraelite në anijen humanitare në 31 maj.

Të paktën tetë shefa të shteteve, përfshirë presidentët e Iranit dhe Sirisë, kryeministrin e Rusisë Vladimir Putin, pritet t’i bashkangjiten nesër samitit që synon rritjen e sigurisë dhe të besimit në këtë Azi.

Konferenca e përbërë nga 20 shtete të Azisë, është krijuar në fund të viteve të 90-ta.
XS
SM
MD
LG