Ndërlidhjet

BP: 1.25 miliardë dollarë kushtoi derdhja e naftës



Shpenzimet e deritashme të British Petroleum (BP) nga derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës kanë shkuar në 1.25 miliardë dollarë, njoftoi sot kjo kompani e naftës.

Në shumën nuk përfshihen 360 milionë dollarët për projektin e ndërtimit të një dige nga rëra për të mbrojtur Luizianën nga njolla e naftës.

BP njoftoi se sistemi i ri për pengimin e derdhjes së naftës do të duhej të përfundojë nga mesi i qershorit.

Miliona litra naftë janë derdhur në Gjirin e Meksikës prej 20 prillit, pas shpërthimit në platformën e naftës.
XS
SM
MD
LG