Ndërlidhjet

Indi: Shtatë vetë dënohen për katastrofën në Bopal



Gjykata e Indisë ka dëbuar shtatë persona me nga dy vjet burg për rolet e tyre në njërin nga aksidentet më të mëdha industriale në botë.

Sipas të dhënave të qeverisë indiane, rreth 15 mijë njerëz vdiqën brenda disa ditëve pasi në 3 dhjetor, 1984, fabrika e kimikateve “Union Carbide”, pronë e Shteteve të Bashkuara, papritur lëshoi gazra helmues në ajër në qytetin Bopal në Indinë qendore.

Vendimi i gjykatës, 25 vjet pas katastrofës, është i pari lidhur me këtë rast.

Të gjithë të dënuarit ishin punonjës të kompanisë.

Kompania “Union Carbide”, e cila më nuk ekziston, 20 vjet më parë i pagoi 470 milion dollarë kompensim qeverisë së Indisë.
XS
SM
MD
LG