Ndërlidhjet

Obama do të trajtojë çështjet që prekin Azerbejxhanin



Presidenti amerikan Barak Obama i ka premtuar Azerbejxhanit në një letër që u bë publike sot, se Uashingtoni do ta trajtojë kontestin e këtij vendi me Armeninë si prioritetin më të lartë.

Azerbejxhani është lidhje e rëndësishme në rrugën e furnizimit të Afganistanit dhe linjat e energjisë me Perëndimin.

Në prill, Azerbejxhani akuzoi Shtetet e Bashkuara se i mbajnë anë Armenisë lidhur me Nagorno Karabahun, i cili është nën kontrollin e armenëve etnikë prej armëpushimit të vitit 1994 pas luftës.

Sekretari amerikan i Mbrotjes, Robert Gejts ia ka dorëzuar letrën të dielën presidentit Ilham Aliev.
XS
SM
MD
LG